Kremlini i quan alarmante informacionet mbi tentativën për grusht shteti në Kirgistan

schedule12:09 - 5 Qershor, 2023

schedule 12:09 - 5 Qershor, 2023

“Lajmet për një tentativë për grusht shteti në Kirgistan janë alarmante”.

Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili tha se po monitoron nga afër situatën, shkruan Tass.

“Sigurisht, një lajm i tillë shumë alarmues po vjen. Kjo është arsyeja pse ne po e monitorojmë nga afër[situatën,” u tha ai gazetarëve. Zëdhënësi i Kremlinit shtoi se “nuk kemi ndonjë informacion më të detajuar për momentin”.

Më herët, u raportua se Komiteti Shtetëror i Kirgistanit për Sigurinë Kombëtare arrestoi një numër “pjesëmarrësish në një grusht shteti të mundshëm”.

Një grup njerëzish po përgatiteshin të merrnin pushtetin me mjete të dhunshme. Nuk specifikohet se kush është arrestuar saktësisht nga shërbimet speciale. Organet ligjzbatuese ende nuk e kanë komentuar zyrtarisht informacionin./abcnews.al