Kremlini: Gazetari amerikan ka shkelur ligjin rus

schedule12:29 - 11 Prill, 2023

schedule 12:29 - 11 Prill, 2023

Kremlini ka këmbëngulur se një gazetar i Ëall Street Journal i akuzuar për “spiunazh” kishte shkelur ligjin rus përpara arrestimit të tij. SHBA nga ana tjetër tha se Evan Gershkovich, 31 vjeç, ishte “arrestuar gabimisht” në Rusi.

Gazetari i ka mohuar kategorikisht akuzat, ndërsa Shtëpia e Bardhë këmbëngul se arrestimi i tij ishte tërësisht i gabuar dhe çështja kundër tij është thjesht politike.

Ai ndodhet në një qendër paraburgimi në burgun famëkeq Lefortovo në Moskë dhe nëse shpallet fajtor do të dënohet me 20 vite burg.

“Gazetaria nuk është krim”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

“Ne dënojmë shtypjen e vazhdueshme të Kremlinit ndaj zërave të pavarur në Rusi dhe luftën e tij të vazhdueshme kundër së vërtetës.”

Wall Street Journal ka mohuar akuzat se Gershkovich është një spiun.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!