Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan nuk mund të jetë ndërmjetës në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Jo, nuk është e mundur”, ishte përgjigja e Peskov pasi një gazetar e pyet nëse Erdogan mund të ndërmjetësojë në bisedimet mes Moskës dhe Kievit.
Megjithatë ai konfirmoi se në takimin e sotëm mes Erdoganit dhe presidentit rus Vladimir Putin, “është folur për Ukrainën. ”
Putin dhe Erdogan folën në margjinat e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Kazakistan.
/abcnews.al/