Kremlini: Çmimi Oscar për dokumentarin “Navanly” tregon “politizimin” e Hollivudit

schedule14:53 - 13 Mars, 2023

schedule 14:53 - 13 Mars, 2023

Kremlini ka deklaurar se çmimi Oscar për dokumentarin që flet për liderin opozitar rus, Aleksei Navalny, tregon qartazi “një element të qartë të politizimit” të Hollivudit.

“Navalny”, ka fituar çmimin për dokumentarin më të mirë të dielën, në ceremoninë e 95-të të ndarjes së këtyre çmimeve nga Akademia amerikane e Arteve.

Në dokumentar përfshihet faza e shërimit të Navalnyt në Gjermani, pas helmimit me agjent nervor në Siberi, më 2020, dhe puna që ka bërë me rrjetin hulumtues Belligcat për të vënë para përgjegjësisë autorët.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se nuk e ka parë filmin, por pavarësisht kësaj “mund të vlerësoj se ekziston një element i qartë i politizimit të rastit”.

Në film, Navalny fajëson agjentët e Shërbimit shtetëror të Sigurisë (FSB) për helmimin e tij. Rusia, në anën tjetër, i ka hedhur poshtë akuzat se ka tentuar të vrasë liderine  opozitës.

Navalny është kritiku më  i madh presidentit rus, Vladimir Putin.

Ai po vuan dënimin në burg prej 11 vjetësh e gjysmë, i akuzuar për mashtrim dhe përvetësim.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!