Avionët luftarakë rusë nuk ranë në kontakt me një dron amerikan i cili u rrëzua mbi Detin e Zi, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Ai tha se droni ishte manovruar nga pilotët e tij shumë ashpër, duke çuar në humbjen e lartësisë dhe përplasjen e MQ-9 me ujin.
Droni po fluturonte drejt kufirit rus me transponderët e tij ,pajisjet e komunikimit me valë, të fikur, tha ministria.
Ai pretendoi se luftëtarët rusë ishin në zonë për të identifikuar objektin./abcnews.al