Kremlini: Arritja e qëllimeve në Ukrainë me mjete diplomatike nuk është e mundur

schedule09:16 - 30 Mars, 2023

schedule 09:16 - 30 Mars, 2023

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se rritja e qëllimeve në Ukrainë përmes mjeteve politike dhe diplomatike nuk është e mundur.

“Ne kemi thënë vazhdimisht se qëllimet e Rusisë mund të arrihen politikisht dhe diplomatikisht, dhe meqenëse aktualisht janë të pamundura, për fat të keq, ato duhet të arrihen me mjete ushtarake”, tha Peskov.

Sipas tij, gjëja kryesore për Rusinë është që të përmbushen kërkesat e saj themelore – siguria e njerëzve në rajonet e reja të Rusisë dhe siguria e Rusisë në tërësi, shkruan N1.

Ai shtoi se operacioni ushtarak vazhdon dhe se betejat e ashpra për Artyomovsk janë duke u zhvilluar.

Peskov nënvizoi se lufta në një kontekst më të gjerë, pra konflikti me vendet armike dhe lufta hibride kundër Rusisë, do të vazhdojë dhe se është e nevojshme që shoqëria të bashkohet rreth presidentit Vladimir Putin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!