Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk e përjashtoi një mundësi që amerikanët e kapur në Ukrainë mund të përballen me dënimin me vdekje.
“Këto janë vendime gjyqësore. Ne nuk i komentojmë dhe nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë”, tha Peskov në konferencën me gazetarët.
Ai shtoi se Kremlini nuk e di ku janë amerikanët, pasi familjet e tyre thanë se nuk ishin kthyer nga një mision rreth rajonit të Kharkiv.
Duke folur për gazetarët, Peskov tha se dy shtetasit amerikanë të arrestuar në Ukrainë ishin mercenarë që nuk mbulohen nga Konventat e Gjenevës dhe duhet të përballen me pasoja për veprimet e tyre.
Në konferencën e sotme, ai tha gjithashtu se Ukraina nuk është përpjekur të rifillojë negociatat e paqes me Rusinë. /abcnews.al