Kreditorët shohin me risk Turqinë, rriten interesat: Vendimi i Erdoganit që shkaktoi tërmet në tregje

schedule13:08 - 24 Mars, 2021

schedule 13:08 - 24 Mars, 2021

Ndryshimi i beftë i kreut të Bankës Qendrore të Turqisë  ka shkaktuar një tërmet në ekonominë turke për shkak edhe të mesazheve që një veprim i tillë dha Brenda dhe jasthë vendit.

Mediat lokale raportojnë se investitorët e huaj kanë rritur skepticizmin ndaj ekonomisë turke pas këtij veprimi.

Siç bën me dije “Cumhuriyet”, investitorët e huaj kanë filluar t’i vlerësojnë kreditë ndaj turqisë me notën B- nga B+ që është aktualisht duke i paraprirë një rivlerësimi negative nga “Standard and Poors” gjatë periudhës në vijim.

Një vlerësim i tillë pritet të fusë edhe më tepër në vështirësi ekonominë turke pasi tashmë kreditë do të jenë edhe më të shtrenjta sepse ky vend vlerësohet me risk të lartë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!