Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se ka menduar të mos marrë avokat mbrojtës dhe të vetëmbrohet në Gjykatën e Hagës.
Në seancën e sotme para prokurorit të Specializuar, Krasniqi tha se nuk ka menduar të marrë avokat mbrojtës, por ishte dëshira e familjes së tij dhe shokëve që ta ketë atë.
“I kuptoj por dua të them diçka për mbrojtjen, realisht unë fillimisht nuk kam menduar që të marr avokat mbrojtës dhe atë nuk e kam marrë me vullnetin tim, dhe me bindje se më duhet avokati por ishte dëshira e familjes dhe e shokëve që të kem një avokat dhe e pranova por ndryshe unë jam i bindur që nuk më duhet avokati dhe nuk mbaj asnjë përgjegjësi të vetme me këtë që akuzohem, as të veprimit dhe as të mosveprimit, detyra ime ka qenë publike kryesore ka qenë zëdhënës i UÇK, unë kam pas detyra dhe pas luftës por ajo që ka qenë më e rëndësishme ka qenë ajo e zëdhënësit të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, çdo gjë që unë kam bërë kanë qenë publike në shumë gjuhë, në gjermanisht, italisht, anglisht etj, ne ishim të vendosur dhe kishim të drejtë që të luftonim për liri unë jam i vetëdishëm për këtë por veprat për të gjitha që pretendon aktakuza asnjëra nuk qëndron në ditët në vijim do të sjell edhe fakte konkrete. Jam i mllefosur, këtu gjendem dhe është bërë padrejtësi, sikur të kisha vetëm një faj do ndihesha i turpëruar, jam këtu pa të drejtë unë duhet të jem në vendin tim dhe me familjen time. Unë nuk ndjej asnjë përgjegjësi të vetme”, është shprehur Krasniqi.
LEXO EDHE:Krasniqi i përlotur në Hagë: S’jam katolik e mysliman por shqiptar, po më bëhet padrejtësi
Ish kreu i Kuvendit të Kosovës ka deklaruar para trupës gjykuese ka deklaruar se nuk është fajtor për asnjë nga pikat që janë të shkruara në aktakuzën që atij i është paraqitur.
“Unë edhe pse kam pasur një bisede me avokaten mbrojtëse dhe i kemi parë dhe pikat kryesore të aktakuzës une dhe e thash më parë, unë nuk ndihem fajtor dhe as përgjegjës për asnjë pikë që thuhet në aktakuzë dhe për asnjë gjë tjetër që thuhet në atë aktakuzë. Unë deklarohem jo fajtor nuk kam asnjë faj të vetëm”, është shprehur Krasniqi.
Ndër të tjera ai ka theksua se që nga arrestimi i tij e deri më tani atij i janë bërë shumë padrejtësi që nuk i ka merituar dhe se asnjë nuk mund ti justifikojë ato.e.su./abcnews.al