Anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve, mjeku Dhimitër Kraja në fjalën e tij është shprehur se për shkak të rritjes së numrit të lartë të rasteve të reja me Covid në vendin tonë, rritet dhe numri i fataliteteve.
Mjeku Kraja, i është përgjigjur pyetjes së gazetares së ABC, Ajgena Korbi ku ka theksuar se ishte një pyetje e fortë dhe shkaqet që lidhen më këtë janë të shumta.
LEXO EDHE: Situata pandemike, Komiteti Teknik i Ekspertëve lë në fuqi masat anti Covid
Sipas Krajës një shkak kryesor në vendin tonë me rritjen e numrit të vdekjeve nga Covid është fakti që pacientët shkojnë me vonesë në spital pasi përpiqen që ta kalojnë sëmundjen në kushte shtëpie.
“Në radhë të parë fakt për shtimin e vdekshmërisë është shtimi i numrit të infeksioneve që çon dhe në rritjen e numrit të fataliteteve. Faktori i dytë është se mundet dhe se e teprojnë me trajtimet në shtëpi pacientët, duke bërë që vonesa në marrjen e kurës së duhur edhe spitale ka të vështirë që të ndërhyjë. Ka dhe faktorë të tjerë siç është dhe ai gjenetik. Fenomeni i shtimit të vdekjeve në vende të ndryshme ka dhe pikëpamje të ndryshme dhe nga pikëpamja ka paralele por është një fenomen që ndodh kudo”, ka thënë ai.e.su./abcnews.al