Krahu i djathtë i Alexei Navalny sulmohet me çekiç në Lituani

schedule07:45 - 13 Mars, 2024

schedule 07:45 - 13 Mars, 2024

Krahu i djathtë i liderit të ndjerë të opozitës ruse Alexey Navalny, Leonid Volkov është sulmuar jashtë shtëpisë së tij në Lituani. Volkov u sulmua me një çekiç dhe gaz lotsjellës ndërsa ishte në makinën e tij në Vilnius të martën mbrëma, tha zëdhënësja e Navalny Kira Yarmysh, raporton Reuters.

“Volkov sapo është sulmuar jashtë shtëpisë së tij. Dikush e theu xhamin e makinës dhe i hodhi gaz lotsjellës në sytë e tij, pas së cilës sulmuesi filloi ta godiste Leonidin me një çekiç”, shkroi ajo në X.

Ajo postoi imazhe që tregonin Volkovin me një mavijosje në ballë dhe një automjet me derën dhe dritaren e dëmtuar. Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis e quajti sulmin “tronditës”.

“Autorët do të duhet të përgjigjen për krimin e tyre”, shkroi ai në X. Policia lituaneze po heton incidentin.

Volkov ka jetuar jashtë Rusisë për disa vite për sigurinë e tij dhe ka shërbyer si shefi i shtabit të Navalny-t derisa lideri i opozitës vdiq papritur në njëburg në Arktik muajin e kaluar, ku po vuante dënimin për akuza që ishin të motivuara politikisht.

Volkovpërballet gjithashtu me akuza të ndryshme të motivuara politikisht në Rusi. Ai shërbeu si kryetar i Fondacionit Kundër Korrupsionit të Navalny-t deri vitin e kaluar, kur dha dorëheqjen pas zbulimit se ai kishte nënshkruar letra duke i kërkuar Bashkimit Evropian të heqë disa sanksione ruse.

Pavarësisht se jeton jashtë Rusisë, ai është siguruar gjithashtu që aktivizmi i Navalny dhe ekipi i tij mund të vazhdojë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!