Krahasoi administratën e Biden me Gestapon, Shtëpia e Bardhë dënon deklaratën e Trump

schedule10:54 - 6 Maj, 2024

schedule 10:54 - 6 Maj, 2024

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve në SHBA, ish-presidenti republikan Donald Trump përshkallëzoi më tej akuzën e tij për instrumentalizimin e drejtësisë nga administrata e demokratit Joe Biden, të cilën ai e krahasoi me Gestapon, sigurinë e regjimit nazist në Gjermani.

Një deklaratë që u dënua menjëherë nga Shtëpia e Bardhë dhe ekipi që drejton fushatën e Joe Biden .

“Në vend që të përhapë retorikën e neveritshme të fashistëve, të hajë darkë me neo-nazistët dhe të nxisë teoritë e falimentuara të konspiracionit që kanë marrë jetën e oficerëve të guximshëm të policisë, Presidenti Biden po mbledh popullin amerikan rreth vlerave tona të përbashkëta demokratike dhe sundimit të ligjit. ” tha Andreë Bates, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Duke iu drejtuar një auditori të zyrtarëve dhe sponsorëve të partisë republikane, kandidati presidencial të shtunën e kaluar akuzoi demokratët për krijimin e një “qeverie Gestapo”, duke sulmuar gjithashtu prokurorët që po trajtojnë akuzat penale kundër tij.

Duke u përballur me katër akuza të veçanta penale, duke përfshirë një çështje mashtrimi për të cilin ai është në gjyq që prej 15 prillit në Nju Jork, Trump ka vazhduar ta quajë  “gjueti të shtrigave”, për të cilën ai thotë se synon eliminimin e tij nga gara para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Shtëpia e Bardhë ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në ndjekjen penale të Donald Trump.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!