Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Krah për krah me Ronaldon/ Karriera futbollistike dhe puna e re larg fushës së gjelbër e Qendrim Kamerajt

schedule09:43 - 20 Tetor, 2025

schedule 09:43 - 20 Tetor, 2025

Qendrim Kameraj, ish lojtari i Juventusit tregoi për jetën e tij pasi la futbollin.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Kameraj u shpreh se këputi tre herë ligamentin dhe shtoi se tani punon në një agjenci punësimi në Zvicër.

“E kam këputur 3 herë ligamentin dhe kam bërë 5 herë operacion. Kam nisur të luaj futboll që në moshën 5-vjeçare. Në moshën 17-vjeçare pata ofertë dhe shkova te Juventus. As menaxhieri im nuk e besoi se ishte e vërtetë. Ai më lajmëroi mua. Me familjen tim shkova dhe vendosa ta bëja atë hap. Unë e kam pasur kontratën profesionale 3 vjet. Pas një viti e gjysmë e këputa ligamentin për herë të parë. Më erdhi ofertë nga Lugano, edhe pse isha i dëmtuar. Unë punoj në zyrë, jemi firma më e madhe në Zvicër, agjenci punësimi.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!