KQZ zyrtarizon mandatet, Tabaku: Nuk ndjeva kënaqësi kur mu lexua emri

schedule12:51 - 23 Qershor, 2021

schedule 12:51 - 23 Qershor, 2021

Deputetja fituese në zgjedhjet e 25 prillit Jorida Tabaku ka komentuar vendimin e KQZ këtë të mërkurë ku ka zyrtarizuar emrat e deputetëve fitues të kuvendit të ri.

Tabaku në fjalën e saj është shprehur se nuk është e lumtur që emrin e saj e shikon të lidhur dhe përkrah me persona që janë të përfshirë në krime të ndryshme.

Gjithashtu ajo është shprehur se tashmë beteja e opozitës do të vijojë në çdo institucion.

“Nuk ndjeva kënaqësi që emri im është renditur përkrah të atyre të dosjes 339 e cila është akoma e pa hetuar për krime zgjedhore dhe nuk më vjen mirë që do të jem në të njëjtin parlament me këto individë. Metodat e zgjedhur nga këto persona që janë zgjedhur që në 2017. Është thënë se ne do të përdorim të gjithë institucionet për të vendosur drejtesi.

Kryesia e Partisë është ajo që do të vendosë përfundimisht”, ka thënë ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!