KQZ voton dhënien e mandatit të deputetit për dy kandidatë të listës ‘Basha’

schedule15:42 - 12 Mars, 2019

schedule 15:42 - 12 Mars, 2019

Shkon në 10 numri i kandidatëve të listave të partive opozitare që pranojnë mandatin e deputetit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së të martës ka votuar për dhënien e mandatit të deputetit edhe për dy emra të tjerë, të dalë nga lista e Partisë Demokratike. Kështu Ligoraq Karamelo i PBDNJ zëvendëson deputetin e dorëhequr Ervin Salianji ndërsa Alban Zeneli, Flamur Nokën në qarkun Kukës. Këta të fundit, sëbashku me kandidatët e votuar për marrjen e mandatit vetëm një ditë më parë nga KQZ, nga lista shumë-emërore e Lëvizjes Socialiste për Integrim Elda Hoti, Edlira Hyseni, Ediola Braha dhe Majlinda Halilaj, pritet të betohen në seancën parlamentare të së mërkurës, duke çuar në 10 numrin e deputetëve të rinj dhe ne 85 numrin e deputetëve të parlamentit të shqipërisë, numër i mjaftueshëm ky për arritjen e shumicës së cilësuar në votime që kërkojnë 3/5-tat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!