KQZ tha se njeh PD-në, Berisha: Do marrim pjesë në zgjedhje, të dielën votohen kandidatët

schedule21:37 - 27 Janar, 2022

schedule 21:37 - 27 Janar, 2022

Pavarësisht se KQZ tha se njeh PD-në zyrtare, ish-kryeministri Sali Berisha nuk dorëzohet, ndërsa pohoi se do të jetë pjesë e zgjedhjeve të pjesshme të 6 Marsit në 6 bashki të vendit. Ai u shpreh se kandidatët do të zgjidhen përmes votimit në primare, për të cilat njoftoi se do të mbahen këtë të diel.

“Ky është një revolucion, në këtë kontekst jashtë çdolloj diskutimi pjesëmarrja në proces zgjedhor. Ky është një proces i pandalshëm, në asnjë lloj diskutimi pjesëmarrja në procesin zgjedhor. Po aplikojmë, standardin në statutin e partisë, standardi është primari. Ditën e do bëhen primaret.  Këto janë primare në kushte të veçanta. Nëse do ishte datë e zakonshme t’i këtë e filloje katër muaj përpara. Tani kemi 45 ditë kohë dhe në këto ditë kemi caktuar primaren. Janë paraqitur plotë kandidatura. Do ketë garë të dielën. Votimi është të dielën. Në primare normalisht gara nuk është vetëm votimi. Por përsëri votimi nga anëtarësia është shumë më mirë se emërimi. Dhe këta që do shkojnë të votohen, ai që merr vota më shumë ai është fitues.

Ata që do të shkojnë të votohen ata që marrin vota më shumë do të jenë fitues. Zgjedhësit e PD pajisen me një kartë dhe ai merr kartën e zgjedhësit të PD. Ai që do ta marrë. Ata që s’do të kenë kartën blu, por një kartë me ngjyrë të ndryshme këta dihet që janë simptatizantë të PD, këta do të marrin pjesë në primare. Në Shkodër janë një numër i madh, rreth 20 kandidatë. Lista konkludohet nesër. Ne jemi përballë alternativës për t’i emëruar ne apo votuar anëtarësia. Ne kemi zgjedhur këtë të dytën. Një nga mënyrat është vetë-propozimi.

E parashikon statuti. Kemi të bëjmë me regjimin i cili është i dystuar edhe me Lul Bravën në njërën anë ka institucionet, ka tritolin, ka skrapin, i ka të gjitha këto. Ne kemi qytetarët. Përballja është mes nesh me qytetarët nga njëra anë, regjimit, Lul Bravës dhe të tjerë. Ligji jep dy mundësi. Njëra është një aleancë apo koalicion partish dhe tjetër është një komision mbështetës për kandidatin i përbërë nga 9 vetë dhe mbledhja e firmave. Do të vendoset në ditët në vijim çfarë hapi do të merret”, tha Berisha në emisionin “Opinion” në Klan.

Berisha tha se do të ketë kandidatë që do të habisin, por pohoi se ende nuk është përcaktuar formula se si këta kandidatë do të zgjidhen, nëse do të jenë si të pavarur apo në një formë tjetër. Ish-kryeministri shtoi se është në diskutime si me LSI dhe me aleatët e tjerë historik të PD.

Kemi diskutuar perspektivën për një bashkëpunim të ardhshëm mes nesh”, tha ai. Kur u pyet nëse ka diskutime me Kryemadhin u shpreh: Jemi në diskutime, kemi pasur kontakte të gjithanshme.

Më tej tha se nuk do të injorohet asnjë grupim për bashkëpunim. “Me të gjithë pa përjashtim. Ne nuk injorojmë askënd. Ju e patë nga foltoret brenda partiake u kalua në foltore me qytetarët. Do të zgjerojmë spektrin me të gjitha forcat në Shqipëri. Jo vetëm në politikë, por dhe me shoqërinë civile”, shtoi ai.

/abcnews.al