KQZ shmang PD, gazetarja e ABC: Si mund t’i zëvendësojë anëtarët e KZAZ-ve nëse s’ka zgjidhje

schedule19:31 - 7 Shkurt, 2023

schedule 19:31 - 7 Shkurt, 2023

Gazetarja Esiona Konomi, e ftuar në edicionin e lajmeve në Abc News me Juli Krisafin, komentoi lëvizjen më të fundit nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve për shqyrtimin e listave të dërguara nga partitë politike për anëtarët e KZAZ-ve, por duke shmangur Partinë Demokratike.

Gazetarja tha se Celibashi ka vendosur që ta shtyjë këtë vendimmarrje duke mos emëruar asnjë nga listat e të dyja kaheve të PD-së deri në një moment tjetër pasi po pret vendimin e gjykatës. Megjithatë, ajo tha se nëse nuk arrihet një vendim apo një zgjidhje nga ana e PD, KQZ mund të fusë qytetarë të thjeshtë.

Këta të fundit mund të aplikojnë dhe më pas përzgjidhen nga KQZ. “Kodi Zgjedhor ka disa parashikime që implikon drejtpërdrejt kryetarët e partive. Dhe sipas regjistrit, Basha është ende kryetar dhe ai mund të bëjë procedurat. Ai është dorëhequr por nuk është zëvendësuar në dokumente për shkak të problemeve.

E vetmja zgjidhje është që Basha të futet në lojë dhe të firmosë disa dokumente. Ka pretendime nga Gazment Bardhi se firma e tij do të jetë e vlefshme por KQZ ka refuzuar një tjetër firmë përveçse asaj të Bashës.”, tha mes të tjerash gazetarja Konomi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!