KQZ: Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës do të nis më 13 janar

schedule12:40 - 9 Janar, 2021

schedule 12:40 - 9 Janar, 2021

Komsioni Qendror Zgjedhor i Kosovës ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të cilat do të mbahen me 14 shkurt. Përfaqësuesit e KQZ-së kanë bërë me dije se kanë filluar me aplikimin për regjistrimin e votuesve që nuk jetojnë në Kosovë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një prononcim për mediat në Kosovë është shprehur se periudha e aplikimit për t’u regjistruar votuesit jashtë Kosovës është nga 13 deri më 21 janar.

“Periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës do të fillojë më 13 janar dhe do të përmbyllet më 21 janar, në orën 18:00. Të gjitha informacionet e detajuara dhe formularët do të publikohen së shpejti në ueb faqen e KQZ-së”, potencoi ai.

Kujtojmë që buxheti për zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë 5 milionë e 650 mijë euro.

Ndërsa fushata zgjedhore do të fillojë më 3 shkurt dhe do të zgjasë dhjetë ditë. Kurse në mbledhjen e sa premtes KQZ ka kërkuar nga Agjencia për Regjistrim Civil që personat me dokumente të UNMIK-ut të largohen nga lista e votuesve, meqë dokumente të tilla nuk janë të vlefshme që prej vitit 2013-të.

Gjatë kësaj mbledhje , u aprovua rekomandimi i Këshillit Operacional për të hequr nga lista rreth 11 mijë persona nga listat e votuesve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!