KQZ miratoi koalicionin “Shpresa për ndryshim” e përbërë nga 8 parti

schedule14:25 - 10 Maj, 2019

schedule 14:25 - 10 Maj, 2019

Duke vijuar regjistrimin e subjekteve zgjedhore ne kuadër të votimeve për pushtetin local të 30 qershorit, Komisioni qendror i zgjedhjeve, regjistroi Koalicionin ‘Shpresa për Ndryshim”. Ky koalicion është i përbërë nga partia Aleanca Kuq e Zi, Partia Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Demokracia e Re Europiane, Aleanca Popullore, Balli Kombëtar, Partia e Emigracionit Shqiptar dhe Partia Ora e Shqipërisë. Kjo është koalicioni i dytë e regjistruar pranë KQZ-së, pas asaj “Aleanca për Shqipërinë Europiane” e kryesuar nga partia socialiste. Po në këtë mbledhje janë caktuar edhe vendet e numërimit të votave, në Lezhë, Dibër, Durrës dhe Fier. /ABC News Albania 24/7