KQZ kthen për korrigjim dokumentacionin e kandidatëve të katër partive

schedule22:52 - 9 Mars, 2021

schedule 22:52 - 9 Mars, 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kthyer për korrigjimin të dokumentacionit listat shumëemërore të disa partive të vogla që janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Janë katër parti që do duhet të korrigjojnë dokumentacionin e kandidatëve, konkretisht Partia Lëvizja e Re, Partia Aleanca Demokracia e Re, Partia Lëvizja për Ndryshim dhe Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Në njoftim për media, KQZ njofton se seanca për kthimin e dokumentacionit do të zhvillohet paraditen e të mërkurës.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ditën e Merkure, dt. 10.03.2021, në orën 11:00, zhvillon seancë publike me rend dite:

1-      “Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Lëvizja e Re për zgjedhjet për Kuvendin  e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

2-      “Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Aleanca Demokracia e Re për zgjedhjet për Kuvendin  e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

3-      “Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Lëvizja për Ndryshim për zgjedhjet për Kuvendin  e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

4-      “Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare për zgjedhjet për Kuvendin  e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”, thuhet në njoftim./mv.abcnews.al