Ministri i Diasporës Pandeli Majko nga foltorja e Kuvendit ka kundërshtuar deklaratën e KQZ se duhet konsensus nga partitë politike për të siguruar votën e emigrantëve.
I thirrur në interpelancë nga një grup deputetësh të opozitës, Majko u shpreh se realizimi i të drejtës së votës për shqiptarët jashtë vendin është detyrim ligjor.
Majko akuzoi opozitën për vonesat e krijuara për çështjen e votës së shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Ministri shtoi se shpreson që KQZ të mos kërkojë konsensus për zbatimin e ligjit, pasi sipas tij është detyrim dhe jo çështje për diskutim.
Lexo edhe: Majko acarohet me Papën: Gjërat janë të qarta, flokët e mi të bardhë dhe kaçurrelat e tua të humbura
“Janë miratuar dy nene. Si ministër kam raportuar në Kuvend. Raportimet kanë qenë të rregullta. Kuvendi në datën 23 korrik 2018 ka miratuar rezolutën për Diasporën. Kam raportuar pranë kryetarit të Kuvendit. Për interesimin deputetëve kam qenë dhe jam në komuniko me KQZ.
Kjo ka ndodhur edhe e KQZ e mëparshme që gjej rastin t’i falenderoj. KQZ aktuale po paguan koston e sorollatjes së politikës. Kriza politike që u krijua e ktheu vonesës në fakt. Reforma zgjedhore u realizua vetë në momentin e fundi. Votimi i shtetasve jashtë vendit nuk ka asnjë pengesë.
Arsyetimi më i fundit që vjen nga KQZ është se duhet të pritet konsensusi i partive politike është anti ligjor. Imagjinoni që ky standard të përdorej edhe për ligje të tjera. Nga PD ka pasur komente se pengesë është edhe çështja e regjistrimit. Procesi i regjistrimit dhe rinovimit të kartave edhe në këtë aspekt ministria e brendshme e ka shtyrë deri në prill.
Realizimi i të drejtës së votës për shqiptarët jashtë vendin është detyrim ligjor. Shpresoj që KQZ të mos kërkojë konsensus për zbatimin e ligjit ai është detyrim dhe jo çështje për diskutim. “, tha Majko. g.v/abcews.al

