KQZ ka bërë gati projektvendimin që do të miratohet në datë 2 shkurt për shpërndarjen e fondeve për partitë politike.
Fondi në total që do u shpërndahet partive është 140 milionë lekë. Gazetarja e ABC, Esiona Konomi raporton se përfituese do të jenë dhe partitë që dogjën mandatet, pra opozitës.
Por sa do të marrin partitë?
“Pjesën e luanit” e merr partia Socialiste, 63 milionë lekë, PD-ja 38 milionë lekë, LSI 20 mln lekë, PDIU 7 mln lekë, Lista e Barabartë 4 mln dhe PSD 5 mln lekë.
Kushtet për të fituar fonde janë:
- Nr. i mandateve në zgjedhjet e fundit parlamentare.
- Të paktën 10 mijë vota
- 1% të votave në nivel kombëtar
Ndërkohë që vijon fushata për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit./ db/Abcnews.al