KQZ e rrëzoi, kandidati i Vetëvendosjes: Ne plasëm “bombën”, tani po spërdridhen

schedule17:11 - 12 Maj, 2021

schedule 17:11 - 12 Maj, 2021

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në mbledhjen e sotme përpos PD dhe LSI-së rrëzoi edhe kërkesën e kandidatit të Vetëvendosjes për qarkun e Gjirokastrës, Kreshnik Merxhani për prova shtesë. Por ky i fundit në një postim në rrjetet sociale shkruan se me videot që publikuan ku sipas tyre kishte mjaft shkelje në procesin e numërimit, plasën “bombën”, ndërsa akuzon përfaqësuesit e PS-së në KAS.

“Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste deklaroi sot në seancën dëgjimore të ankesës sonë në KQZ/KAS se pavleshmëria e zgjedhjeve nuk mund marrë parasysh atë çfarë ndodh në procesin e numërimit. Pra, sipas tij, nuk mund  ta marrim parasysh falsifikimin e vërtetuar me video gjatë procesit të numërimit.

I kemi plasur bombën me videot që kemi publikuar dhe tani po spërdridhen” deklaron Kreshnik Merxhani./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!