Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se deri në orën 16:00 në zgjedhjet që po zhvillohen në Shqipëri kanë votuar 40.80% e shqiptarëve. Të dhënat bazohen nga 2537 qendra votimi nga 5199 në total. Në qarkun e Tiranës deri në 16:00 kanë votuar 46.72%, ndërsa vetëm në bashkinë e kryeqytetit 48.74. Përqindja e votuesve ka ardhur në rritje prej mëngjesit.


