Kovaçevski: Jemi gati për BE, përgëzoj qytetarët e Shqipërisë për hapjen e negociatave

schedule09:23 - 19 Korrik, 2022

schedule 09:23 - 19 Korrik, 2022

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut është shprehur i lumtur për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, teksa tha se fillimi i ri për rajonin do të jetë begati dhe progres. Ai përgëzoi gjithashtu qytetarët e Shqipërisë dhe kryeministrin Rama për këtë hap drejt BE.

“Sot ne jemi këtu të marrim hapin e parë drejrt anëtërësimit të plotë. Vë në dispozicion veten time për të përgëzuar qytetarët e Shqipërisë dhe kolegun Edi Rama. Besoj se ky fillim i ri për rajonin do të jetë begati dhe progres. Do të vijojmë si kemi bërë deri tani në interesin e qytetarëve tanë.

Do punojmë për veten tonë dhe për shpejtimin e procesit të integrimit. Është kënaqësi e madhe që pas 17 vitesh po i fillojmë negociatat. Në mënyrë të sigurt, po i bashkohemi familjes së madhe europiane.

Lexo edhe: Hapi i fundit drejt BE-së, Rama: Faleminderit mbarë popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua

Propozimi francez është në përputhje me vijat e kuqe në disa momente dhe ndihmoi në hapjen e negociatave.

Dyert janë të hapura për gjuhën maqedonase për t’u bërë një nga gjuhët zyrtare të BE. Gjuha maqedonase jo vetëm do të jetë  e mbrojtur, por do të promovohet.

Maqedonia e Veriut, nga aspektet natyrore dhe civilizimet i përket BE. Ne do punojmë dhe funksionojmë në këtë mënyrë. Unë pres të marr një shembull pozitiv për integrimin në BE. Jemi gati për BE. Jemi të lumtur për këtë mikpritje të BE.

Nëse parashikojmë një datë fillimi kjo do të jetë historike. Ju uroj të gjithëve suksese”, tha Kovaçevski. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!