Kovaçevski: Ballkani i Hapur nuk e zëvendëson BE-në, por e forcon idenë evropiane

schedule14:33 - 9 Shkurt, 2022

schedule 14:33 - 9 Shkurt, 2022

Kryeministri Dimitar Kovaçevski këtë të mërkurë ka folur në lidhje me hapjen e tryezës së rrumbullakët me temë “Integrimi ekonomik i Maqedonisë së Veriut në Ballkanin Perëndimor dhe perceptimi i kompanive të orientuara nga eksporti për nismën Ballkan i Hapur”.

Kovaçevski prezantoi rezultatet e anketës “Perceptimi i kompanive të orientuara drejt eksportit në Maqedoninë e Veriut për Iniciativën e Ballkanit të Hapur”, të realizuar organizata tink-tenk analitika dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Maqedoni.

Në fjalën e tij ai ka thënë se analiza ofron një pamje të përgjithshme mbi gjendjen e bashkëpunimit rajonal në rajon përsa i përket katër lirive – lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, personave dhe kapitalit, e cila paraqet aktorët kyç për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.

Hulumtimi i analitikës dhe Fondacionit Shoqëria e Hapur Maqedoni konfirmon se kompanitë kanë një opinion pozitiv për Iniciativën për bashkëpunim në “Ballkanin e Hapur”. Ata e shohin këtë iniciativë si një mundësi të re për të përmirësuar funksionimin e kompanive të tyre”, ka thënë ai.

Ndër të tjera kreu i qeverisë maqedonase shtoi se këtë raport do ta ndajë menjëherë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, si një kontribut i shkëlqyer i menaxhueshëm për Samitin e ardhshëm të “Ballkanit të Hapur” që do të mbahet në pranverë në Ohër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!