Kovaç: Vuajtëm 30 minuta, por çfarë mbrëmje për futbollin gjerman

schedule15:26 - 2 Tetor, 2019

schedule 15:26 - 2 Tetor, 2019

Niko Kovac dhe i gjithë Bayern Munchen ndihen për mrekulli. Të fitosh në Angli dhe t’i shënosh 7 gola nënkampionëve të Tottenhamit nuk është një arritje dosido. Trajneri kroat tregohet shumë realist në analizën e ndeshjes së fituar me rezultatin e çmendur 2-7.

“Ishte një mbrëmje e madhe për ekipin tonë dhe për futbollin gjerman. Të luash këtu në këtë lloj mënyrë është fantastike dhe nuk mund ta bëjë çdokush. Ishim me fat 30 minutat e para. E dinim që Tottenham do na bënte presing. Është në mentalitetin e tyre diçka e tillë. U treguam pasivë në ato minuta dhe na shpëtoi Neuer, por pjesën tjetër të ndeshjes e dominuam plotësisht.

Në pjesën e parë u treguam pragmatistë, ndërsa në të dytën protagonistë dhe luajtëm shumë mirë. Jemi të lumtur për rezultatin, por duhet të fillojmë të mendojmë për ndeshjen e kampionatit”, përfundon trajneri i ekipit bavarez, që hodhi një hap të sigurt drejt vendit të parë në grup. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!