Kalidu Koulibaly është një nga pikat më të forta të Napolit. Senegalezi është përmirësuar shumë krahasuar me verën e para 5 viteve kur la belgët e Genkut për t’u transferuar në jugun e Italisë.
28-vjeçari është ndër më të mirët në botë në rolin e tij dhe një idhull i tifozërisë napolitane. Koulibaly ka folur për “RMC Sport”, duke treguar ambiciet e mëdha për këtë sezon.
“Jam prej 5 vitesh pjesë e Napolit dhe mund të them që jam shumë i lumtur këtu. Edhe familja ime ndihet për mrekulli. Çdo vit luftojmë për të fituar trofe dhe kemi një tifozëri që na mbështet gjithmonë me pasion. Ata meritojnë më të mirën dhe shpresoj që këtë sezon t’iu dhurojmë diçka të rëndësishme”, shpreson qendërmbrojtësi i ekipit të Carlo Ancelotti. /abcnews.al