Kalidou Koulibaly luajti dy sezone me Genk përpara se të transferohej te Napoli në vitin 2014. Mbrojtësi senegalez ndihet i emocionuar që do të takojë miqtë e vjetër, të cilët shpreson t’i mundë në fushën e blertë.
28-vjeçari vlerëson ekipin e Genkut, teksa pranon kritikat ndaj tij. Napoli po pëson më shumë seç duhet dhe Koulibaly premton se do të punojë më fort për t’u rikthyer “muri” i defensivës së ekipit të Ancelottit.
“Ndjej emocione që po rikthehem në Belgjikë. Kam kaluar dy vite të bukura dhe jam i lumtur që do të takohem me miqtë e mi. Ndeshja do të jetë e vështirë, ata do të tentojnë fitoren pas humbjes ndaj Salzburg, por ne duam 3 pikët.
E di që mund të jap më shumë. I pranoj kritikat, sepse e di që pritet shumë nga unë dhe nuk kërkoj të justifikohem. E di edhe që duhet të pësojmë më pak gola. Do të punoj fort gjatë pushimit për t’u përmirësuar. Që nesër do të shihni lojtarin që njihni të gjithë”, përfundon mbrojtësi i Napolit. /abcnews.al