Napoli e ka ndarë mendjen dhe do të kërkojë të përfitojë sa më shumë nga shitja e Kalidou Koulibaly. Klubi italian ka blerë që tani Amir Rrahmanin nga Hellas Verona dhe në verë do të mbyllë transferimin e mbrojtësit senegalez te Manchester United, për shumën e 75 milionë eurove.
Gazetari italian, Fabio Santini, është shprehur në emisionin “Il Processo” në “7 Gold” se palët kanë rënë dakord: “Napoli do të shesë Koulibaly te Manchester United për një shumë që varion në 70-75 milion euro. Duket se gjithçka është e mbyllur. Natyrisht një marrëveshje e tillë do të mbyllet vetëm në verë dhe jo tani në janar”.
Kolibaly është në shënjestër të United prej kohësh. “Djajtë e kuq”në verë thyen një rekord, duke blerë Harry Maguire nga Leicester për shumën e 80 milion sterlinave dhe tanimë duan t’i dhurojnë stafit teknik një partner të denjë për qendrën e prapavijës. /abcnews.al