Kotzias: Referendumi jo kusht juridik për zbatimin e marrëveshjes së Prespës

schedule15:00 - 2 Tetor, 2018

schedule 15:00 - 2 Tetor, 2018

Ministri i Jashtëm i Greqisë, duke komentuar rezultatin e referendumit për emrin e Maqedonisë thotë se votimi nuk është kusht, dhe as kërkesë juridike për implementimin e Marrëveshjes së Prespës. Nikos Kotzias theksoi se presidenti Ivanov dhe kryeministri Zaev janë zgjedhur me numër më të vogël të votave se ato që fitoi opsioni “PRO” në referendum. Shefi i diplomacisë së jashtëme në një intervistë për televizionin shtetëror grek ERT shpjegoi se nuk janë pastruar listat zgjedhore, ndaj dhe rezulton pjesëmarrje e ulët. Sipas tij, deri në 1.2 milionë banorë kanë realisht të drejtë vote dhe jo 1.8 milionë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!