Kote: Ka ardhur koha që bujqësia të bashkohet, veç në prodhim, bashkë në shitje

schedule21:45 - 4 Korrik, 2022

schedule 21:45 - 4 Korrik, 2022

Zv.Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimo Kote i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka folur për skemat mbështetëse që do i jepet fermerëve në Shqipëri.

Kote tha se ka ardhur koha që bujqësia të bashkohet, jo në kuptimin të bashkimit të prodhimit, por atë të shitjes.

Ai tha se nga ana e qeverisë po kërkohet që kur fermerët të nxjerrin në treg prodhimin e tyre të kenë të njëjtin çmim.

Pjesë nga diskutimi:

Xhafo: Zoti Kote unë jo më kot e përmenda se si ju kam njohur. A do të shkohet jo pse e kërkon Rama, por sepse do ta sjellë tregu drejt Endri ka një tokë dhe do ja shesë Dhimos që ka më shumë tokë?

Kote: Unë për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj do të jem korrekt sepse dua të arrijmë tek konkluzioni se jo çdo gjë që thotë politikani, po nuk kam bindjen time do ta kundërshtoj. Koha sot në bujqësi dhe që bujqësia shqiptare po rritet ishte që bujqësia shqiptare kërkon një ligj themelor, pasi koha kërkon sepse bujqësia ka krijuar dhimbje koke për shtete të mëdha. Unë e kam lexuar ligjin, ishte perceptim i të tërë problematikës. Kuptohet që mos të bëhet një arnim, do i them dhe mendimet e mia për ato që ka propozuar Agroni, se po të ulemi bashkë do them se materiali që ata paraqiten kishte brumë, unë e kam vlerësuar. Çfarë rëndësie ka nëse do të bëhen sot apo mbas një viti, por do të ndërhyhet. Kriter diskriminues është që në momentin që bujqësia kërkon më shumë investim, të gjithë do të përfshihen në skemë. Sa i përket bashkimit dhe organizimit të bujqësisë, është se bujqësia shqiptare ka nevojë për mbështetje, por koha ka thirrur bashkimin, pse? Ka një parim veç në prodhim dhe bashkë në shitje. Ne nuk bashkojmë kapitalet, por një ditë dalim në treg me çmim të barabartë.

/Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!