Kostoja e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore në botë arrin në 120 miliardë dollarë në 6 muaj

schedule13:59 - 9 Gusht, 2023

schedule 13:59 - 9 Gusht, 2023

Dëmet nga fatkeqësitë natyrore në gjysmën e parë të këtij viti arritën në rreth 120 miliardë dollarë. Fatkeqësia natyrore që shkaktoi më shumë dëme ishte tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Humbjet ekonomike vlerësohen në 34 miliardë dollarë, sipas një vlerësimi paraprak të Bankës Botërore.

Megjithatë, stuhitë dhe fenomenet e tjera të motit duke përfshirë breshrin, shirat e dendur, erërat dhe ndryshimet e papritura të temperaturës, ishin fenomenet që shkaktuan dëme kolosale.

Këto ngjarje përbënin gati 70% të dëmeve, me faturën e kompanive të sigurimeve që arrin në 35 miliardë dollarë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!