Koronavirusi ka paralizuar botën e futbollit. La Liga spanjolle është pezulluar, por edhe divizionet më të ulta të vendit iberik. Situata është shumë e vështirë dhe po shtohen rastet e personave të infektuar.
AS ka kryer një analizë ekonomike dhe deklaron se ndalja e La Liga dhe La Liga 2, do t’i kushtojë 678 milion euro humbje. Llogaritë janë bërë duke u bazuar në të drejtat televizive, abonimet e tifozëve, biletat e shitura.
Një kosto e madhe për futbollin spanjoll, por rëndësi ka që ky moment i jashtëzakonshëm të marrë fund sa më shpejt dhe të ketë sa më pak pasoja te njerëzit. /abcnews.al