Kosta Grillo nuk duron më: Ku ishit ju nacionalistët kur erdhi kapiteni i Crvena?

schedule08:14 - 22 Gusht, 2020

schedule 08:14 - 22 Gusht, 2020

Kosta Grillo, komentatori i njohur shqiptar, nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë e tij për skuadrën e Crvena Zvezda. Nuk e fsheh as tani që përballen me Tiranën në Champions League, ndërkohë do të donte që bardheblutë të kalonin më tej.

LEXO EDHE: Përballja me Tiranën, gazetari shqiptar nuk e fsheh: Jam tifoz me Crvena Zvezdën

Grillo ka dhënë një intervistë në mediat serbe dhe e ka shprehur sërish simpatinë për klubin serb, ndërkohë që në rrjetet sociale reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet. Komentatori, i lodhur me to, ka reaguar përmes një postimi në “Facebook”.

“Kur ish-kapiteni (i referohet mbrojtësit Ivan Gvozdenovic) i Crvena Zvezdës, futbollisti serb super-profesionist, firmosi dhe u aktivizua me sukses me Tiranën, këta pseudo-patriotët, nacionalistët apo fanatikët e sotëm që vjellin vrer kundër meje, ku ishin?”, shkruan Grillo në postimin e tij. /abcnews.al