Gazetari i njohur sportiv Kosta Grillo është në gjendje të rëndë shëndetësore. Grillo u infektua me koronavirus disa ditë më parë. Pas infektimit ai po trajtohej në spital në Tiranë.
Ndërkohë, gjendja e tij është përkeqësuar dhe për këtë arsye është nisur drejt Turqisë, për trajtim më të specializuar. Lajmi është bërë me dije nga miqtë e tij në rrjetet sociale, të cilët i urojnë shërim të shpejtë. /abcnews.al