EKSKLUZIVE/ Propozoi Nobel për Kosovën dhe Serbinë, deputeti suedez: Duhet paqe e qendrueshme

schedule08:51 - 12 Shtator, 2020

schedule 08:51 - 12 Shtator, 2020

Deputeti i Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson ka ndërmarrë iniciativën për nominimin e qeverive të SHBA-së, Kosovës dhe Serbisë për Çmimin Nobel për Paqe.

Duke komentuar marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington, deputeti Jacobsson deklaroi për Abc News se “nëse dikush arrin të krijojë një marrëdhënie pozitive, kjo mund të çojë në një periudhë afatgjatë në një paqe të qëndrueshme ku dikush merr gjithashtu përgjegjësi për krimet e ndodhura gjatë luftërave ballkanike.”

Pse vendosët të bënit këtë nominim?

Jacobsson: Unë kam ndjekur zhvillimet në Ballkan për një kohë të gjatë, veçanërisht në Kosovë. Kemi shumë nga Kosova që jetojnë në vendlindjen time Uddevalla.    

Çfarë lidhje keni me rajonin, veçanërisht me Kosovën?

Kam shumë miq nga Kosova.

Cilat janë shanset që Kosova, Serbia dhe qeveritë e SHBA-së të marrin Çmimin Nobel?

Jacobsson: Është e vështirë të gjykosh. Çmimi do të jepet vitin e ardhshëm. Pyetja e madhe është nëse kjo marrëveshje do të kontribuojë në më shumë tregti dhe më shumë kontakte. Nëse dikush arrin të krijojë një marrëdhënie pozitive, kjo mund të çojë në një periudhë afatgjatë në një paqe të qëndrueshme ku dikush merr gjithashtu përgjegjësi për krimet e ndodhura gjatë luftërave ballkanike.

Cili është mendimi juaj për marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington? Sa ofron për Kosovën dhe Serbinë?

Jacobsson: Shumë e vështirë për tu përgjigjur. Marrëveshja është kryesisht me Shtetet e Bashkuara dhe nëse Shtetet e Bashkuara kontribuojnë në tregtinë përmes investimeve ekonomike, mund të përfitojë si Kosova ashtu edhe Serbia. Krahas kësaj marrëveshjeje, unë besoj se është e rëndësishme që ne në BE të marrim përgjegjësinë tonë dhe të negociojmë një marrëveshje për më shumë tregti dhe udhëtime pa viza. Nëpërmjet tregtisë, mbi të gjitha mund t’u japim të rinjve shpresë për një të ardhme më të mirë.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!