Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosovë/ KQZ vendos rinumërimin e votave në 50 vendvotime

schedule12:22 - 10 Mars, 2025

schedule 12:22 - 10 Mars, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vendosi kete të hënën që në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të rinumërohen votat për subjektet politike të 50 vendvotimeve, 15 prej të cilave i takojnë komunave të ndryshme, ndërsa 35 të tjera I takojne komunës së Vushtrrisë.

Ky vendim erdhi pasi në 15 vendvotime është hasur mospërputhje e numërimit të nënshkrimeve në Listën e Votuesve dhe numrin e fletëvotimeve brenda në kuti të votimit.

Ndersa për 35 vendvotime të tjera që i takojnë vetëm komunës së Vushtrrisë, KQZ-ja mori vendim pasi “vërehet diferenca e votave të kandidatëve”.

Anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani tha se këto dy rekomandime kanë ardhur nga Këshilli i Operacioneve Zgjedhore, që të procedohet për një rinumërim të plotë për të gjitha subjektet politike, të cilat janë të shpërndara në tërë Kosovën.

“Janë identifikuar 15 vendvotime, në të cilat ka mospërputhje prej një nënshkrimi dhe dy nënshkrime në listën e nënshkrimeve dhe një apo dy fletëvotime më pak ose më shumë në kutinë e votimit. Këto 15 vendvotime, si rekomandim i këshillit të operacioneve zgjedhore, është rekomanduar që të procedohet për një rinumërim të plotë për të gjitha subjektet politike, të cilat janë të shpërndara në tërë Kosovën. Një rekomandim i dytë është me raport që kemi pranuar për rezultatet e kandidatëve të LDK-së të dalë nga vendvotimet e Vushtrrisë, ka ardhur si rekomandim që 35 vendvotime, për të cilat vërehet diferenca e votave të kandidatëve, të hedhen në rinumërim të plotë.”

Ndërkaq, drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollim Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, konfirmoj  se Sekretariati është i gatshëm që procesin e rinumerimit te votave ta filloj menjehere.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!