Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosovë/ Homazhe në Prekaz në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së

schedule11:34 - 6 Mars, 2026

schedule 11:34 - 6 Mars, 2026

Në ditën e dytë të 28 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës politika në vend ka bërë homazhe në Kompleksion Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryeministri Kurti bashkë me kabinetin qeveritar, tha se familjes Jashari ia kanë borxh të përjetshëm dhe të pashlyeshëm angazhimin e përditshëm që të ruajnë dhe të mbrojnë shtetin, por nuk pranoi të komentonte vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
“Sot është dita e dytë e Epopesë së UÇK-së në ora 13:00. E kemi edhe një ekspozitë në hollin e Kuvendit, pastaj në ora 19:00 e kemi akademinë përkujtimore, për të gjitha çështjet e politikës ditore do të mund të flas dhe t’iu përgjigjem nga Prishtina”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Nderime për të rënët e luftës kanë organizuar edhe veteranët, të cilët kanë ndërtuar një agjendë të ndarë nga ajo e qeverisë. Sipas tyre, ekzekutivi nuk i ka përfshirë në organizim.



28 vjetori i epopesë së UCK shënon tre ditët e rezistencës së familjes Jashari përballë sulmit serb me 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998.

Kjo ngjarje nuk e ka gjetur vendin në normalitet politik…por në prag të një krizë të re.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!