Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosovë: Hapet fushata për zgjedhjet e 3-ta brenda 15 muajve

schedule09:20 - 28 Maj, 2026

schedule 09:20 - 28 Maj, 2026

Në Kosovë zyrtarisht filloi të enjten (28.05.) fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.Fushata sipas KQZ-së, zgjat 10 ditë, ndonëse partitë politike që nga shpallja e zgjedhjeve kanë zhvilluar një fushatë të pashpallur me tubime politike gjithandej vendit, përfshirë edhe takime me diasporën kosovare.

KQZ tashmë ka bërë të ditur se në garë zgjedhore janë 22 parti politike dhe tre koalicione parazgjedhore. Partia fituese e zgjedhjeve të fundit, Vetëvendosja, garon në koalicion me tri parti të vogla, me Guxo, Alternativa dhe Partinë Shqiptare Demokristiane. Partitë e tjera kryesore shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), garojnë të vetme në zgjedhje.

E vetme në zgjedhje garon edhe Lista Srpska, që është partia më e madhe e serbëve të Kosovës që e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar. Pjesë e garës është edhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tashmë i prin listës për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pjesë e së cilës ishte para mandatit presidencial edhe vetë Osmani.



Sipas listës së votuesve tashmë të miratuar nga KQZ, të drejtë vote kanë rreth dy milionë qytetarë, përfshirë edhe ata që jetojnë jashtë Kosovës. Në zgjedhjet e fundit të 28.12.2025, rreth 900 mijë qytetarë morën pjesë në zgjedhje apo rreth 45% e trupës elektorale. Edhe kësaj here, ashtu sikurse në zgjedhjet e kaluara, pos mijëra vëzhguesve vendorë, zgjedhjet pritet të monitorohen edhe nga vëzhgues nga struktura të BE-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!