KOSOVË- Zgjedhjet e reja mund të mbahen më 5, 12 apo 19 prill.
Këto data u dhanë pas nga liderët politikë pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza tha se janë të gatshëm për zgjedhje të reja, teksa shtoi se do të respektojnë secilin vendim të Gjykatës Kushtetuese pas ankesës së LVV-së.
Ndërkaq, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj kritikoi Kurtin dhe partnerët e tij qeverisës që nuk ishin në takim me Osmanin.
Ai konfirmoi se nuk do të kandidojë për kryeministër./kosovapress/


