Kosovë e sakatuar në Greqi, dëmtimet penalizojnë tre lojtarë

schedule11:41 - 13 Tetor, 2020

schedule 11:41 - 13 Tetor, 2020

Kosova përballet me Greqinë nesër, ndërkohë që për trajnerin Bernard Challandes shtohen dhimbjet e kokës. Përveç emrave si Amir Rrahmani, Vedat Muriqi dhe Milot Rashica që munguan edhe në dy takimet e mëparshme, nuk do të jenë edhe tre lojtarë të tjerë.

FFK njofton se lojtarët e Reims, Arbër Zeneli dhe Valon Berisha nuk kanë fluturuar me skuadrën drejt Greqisë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe sulmuesi Edon Zhegrova. Sipas komunikatës së federatës dardane, ata kanë probleme dëmtimesh.

“Përfaqësuesja e Kosovës është nisur sot për në Athinë, ku të mërkurën do të luajë kundër Greqisë në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve. Me ekspeditën e Dardanëve nuk udhëtuan Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova, për të cilët pas ekzaminimeve mjekësore në mëngjes u konstatua se nuk janë në gjendje të luajnë në ndeshjen kundër Greqisë. Kosova, sonte, në orën 18:00 sipas orës lokale do ta mbajë stërvitjen në Athinë”, shkruhet në komunikatën e bërë nga FFK. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!