Kosovë e frikshme, rikthehet Rashica dhe 3 të tjerë

schedule18:33 - 4 Tetor, 2019

schedule 18:33 - 4 Tetor, 2019

Kosova i ka të gjitha mundësitë të sigurojë një vend në EURO 2020 dhe për këtë fillimisht duhet të fitojnë dy ndeshjet e radhës me Gjibraltarin dhe Malin e Zi. Humbja me Anglinë është harruar dhe do të lihet pas nga Dardanët, ndërkohë që sot është publikuar edhe lista e lojtarëve që do të jenën nën urdhrat e trajnerit Bernard Challandes.

Tekniku zviceran do ta ketë më të plotë grupin për këto dy ndeshje, pasi janë disa lojtarët që kanë lënë pas dëmtimet. Një prej tyre është edhe ylli i Werder Bremen, Milot Rashica. Për krahët Challandes do të ketë në dispozicion edhe Lirim Kastratin e Benjamin Kollollin.

I pari më parë ka ndihmuar Kosovën U21 dhe rikthehet në përfaqësuesen A, kurse i dyti ka lënë pas dëmtimin. Lajm i mirë është edhe rikthimi i Herolind Shalës. Mesfushori gjithashtu është rikuperuar plotësisht dhe është gati për Kosovën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!