Kosovë, deputeti i AAK-së Pal Lekaj dënohet me mbi 3 vite burg për shpërdorim detyre

schedule11:44 - 31 Janar, 2024

schedule 11:44 - 31 Janar, 2024

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Leka është dënuar me 3 vjet e 8 muaj burg për shpërdorim detyre dhe dëmtim të buxhetit të Kosovës. Lekaj është dënuar për shpërdorim të detyrës dhe dëmtim me dashje të buxhetit të Kosovës, gjatë kohës që ai ka qenë ish ministër i Infrastrukturës.

Dënimi ka të bëjë me rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel&Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”. Ndërkohë, ish-sekretari i Ministrisë Nebih Shatri dhe drejtori i Prokurimit, Besim Tahiri janë dënuar me nga 1 vit e 8 muaj ndërsa Eset Berisha me 3 vjet e tre muaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!