Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kosovë, bllokohet qumështi për bebe/ Vendimi, pas njoftimit nga autoritetet shqiptare për “Beba Suprem Pre”

schedule12:08 - 6 Shkurt, 2026

schedule 12:08 - 6 Shkurt, 2026

Autoritetet në Kosovë kanë bllokuar në treg qumështin për foshnje ‘Beba Suprem Pre’ 800 gram, pas njoftimit te marre nga Autoriteti Kombëtar i ushqimit në Shqipëri. Nuk dihet nëse ky lloj qumështi është në shitje dhe në Shqipëri dhe si po veprohet në tregun tonë, ndërsa AKU nuk i dha ABC News një përgjigje pas interesimit tonë. Disa ditë më parë ky institucion njoftoi tërheqjen nga tregu në Shqipëri të qumështit për bebe “Aptamil 1 pronutra”, për shkak të përmbajtjes së rrezikshme për shëndetin.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka  bllokuar qumështin për foshnje Beba Suprem  Pre 800 gram me datë skadence  majin e  vitit 2027.

Autoritetet në Kosovë  nuk shpjegojnë arsyet e këtij bllokimi,  por përmes një njoftimi për shtyp thonë se këtë masë e kanë marrë  pas njoftimit nga Autoriteti Kombëtar  i Ushqimit  në Shqipëri se subjekti “Rossmann & LALA” ka eksportuar këtë produkt ushqimor për fëmijë edhe atje.



Në Kosovë qumështi për bebe sipas  Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë  do të asgjësohet. Ndërkohë në Shqipëri ende nuk dihet nëse  ky qumësht  është tërhequr nga tregu apo po vijon të tregtohet.

ABC News  pyeti pranë ministrisë së Bujqësisë, por deri në momentin e  publikimit të  kësaj kronike nuk mori përgjigje. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  javën e shkuar   bllokoi   qumështin për bebe “aptamil  1 pronutra”  me paketim  800 gramë  dhe  datë skadence nëntorin e vitit  2026 dhe më herët atë “nan 1 optipro”  800g.

Kjo pas njoftimit  nga autorietet europiane se  në produkt  ishe gjetur   substanca cereulide , një toksinë e prodhuar nga bakteri ‘bacillus cereus’. Sipas specialistëve ajo shkakton diarre, dhembje barku ndonjëherë dhe ethe të lehta  8 deri në 16 orë pas konsumimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!