Futbollistja Kosovare Asllani ka fituar çmimin “Këmba e Artë”, çmim ky që u jepet lojtarëve që dallohen për arritjet e tyre atletike për personalitetin e tyre. Çmimi u jepet vetëm lojtarëve aktivë mbi moshën 28 vjeçare dhe ky çmim mund të fitohet vetëm një herë.
Ndaj, kjo është një arritje mjaftë e madhe për futbollisten e Milanit, e cila në të kaluarën gjithashtu ka qenë pjesë e gjigantit spanjoll, Real Madrid.
Për këtë trofe, Asllani është uruar edhe nga faqja zyrtare e klubit italian.
“Urime për Kosovare Asllanin, e cila bëhet gruaja e parë aktive në futboll që e fiton çmimin “Këmba e Artë”, thuhet në shkrimin e klubit kuq e zi./h.ll/abcnews.al