Kosova zgjedh një francez për pankinën, ish-trajneri i PSG pason Challandes

schedule18:23 - 22 Shkurt, 2022

schedule 18:23 - 22 Shkurt, 2022

Alain Giresse do të jetë trajneri i ri i Kosovës. Nesër francezi do të prezantohet në krye të dardanëve, duke zëvendësuar kështu Bernard Challandes.

Giresse nesër në mesditë do të dalë para mediave dhe do të prezantohet. Për herë të fundit 69-vjeccari ka drejtuar kombëtaren e Tunizisë, në periudhën 2018-19.

Ish-lojtari i Francës ka drejtuar në vitin 1998 edhe PSG-në, ndërkohë që ka qenë në krye të disa kombëtareve afrikane si Mali, Senegali dhe Gaboni. Mes të tjerash Giresse ka drejtuar edhe Gjeorgjinë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!