Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova “vret” një trajner/ Suedia shkarkon teknikun Tomason pas disfatës me “dardanët”

schedule12:42 - 15 Tetor, 2025

schedule 12:42 - 15 Tetor, 2025

Nuk ishin vetëm fitoret të ngjashme, por edhe pasojat. Kosova ndoqi pikë për pikë manualin e shkruar nga Shqipëria, ndërsa dy ekipet përfaqësuese të shqiptarëve mundën rivalët me rezultat identik dhe po ashtu shkarkuan dy trajnerë.

Federata Suedeze e Futbollit lajmëroi se largoi nga detyra teknikun Jon Dal Tomason, dhe kjo jo vetëm sepse “dardanët” triumfuan 1-0 në stadiumin e Goteborgut, por edhe sepse skandinavët tashmë janë praktikisht të eliminuar nga Kupa e Botës.

Me vetëm 1 pikë në 4 ndeshje, shpresat janë fare, fare të zbehta.

Goli i shënuar nga Fisnik Asllani bëri që Kosova të jetë në vend të dytë me 7 pikë, Sllovenia e treta me 3, ndërsa Zvicra është e para me 10 pikë.

Të shtunën dhe të dielën ishte I njëjti skenar, por këtë herë në Serbi.

Shqipëria fitoi në stadiumin “Duboçica” gjithashtu 1-0 me golin e shënuar nga Rej Manaj, dhe kaloi në krizë skuadrën vendase, që mbeti në vendin e tretë, 4 pikë prapa Shqipërisë që është e dyta në grup.

Trajneri Dragan Stojkoviç dha dorëheqjen direkt pas ndeshjes së të shtunës, dhe të dielën Federata Serbe e pranoi largimin e tij. Dy skuadrat e shqiptarëve vërtet që patën ditë të mëdha në eliminatoret e Kupës së Botës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!