Të dielën Kosova voton. Shqiptarët e Kosovës do u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur Kuvendin e ri. Por çfarë thonë sondazhet dhe çfarë pritet që të ndodhë?
Gazetarja e emisionit “Ballkan” në ABC, Linda Karadaku e ftuar në studio në një bisedë me gazetarin Endri Xhafo tha se nëse Vetëvendosja nuk do të fitonte do të ishte surpriza e shekullit. Cështja është, a do ta formojë qeverinë e vetme?
“Nuk po diskutohet a do të dalë Vetëvendosja e para, por me sa deputetë, a do të ketë aq sa nuk do të ketë nevojë për koalicion. Vetëvendosja kërkon 2/3 e mandateve në Kuvendin e Kosovës. Do të ishte surpriza e shekullit nëse nuk fitonte” tha ajo.
Nëse Vetëvendosje nuk arrin të formojë e vetme qeverinë, gazetarja Linda Karadaku thotë se në lojë janë dy “Kingmaker”. “Pakicat me 20 vende dhe partia e Ramush Haradinajt”.
Përse do ta votonin qytetarët, Vetëvendosjen? “Politika e Vetëvendosjes është bazuar te lufta kundër korrupsionit. Kanë premtuar një erë totalisht ndryshimi, atë që e quajnë republika e tretë, një premtim populist” tha gazetarja.
Por si ka qenë kjo fushatë elektorale? Linda Karadaku thotë se premtimet kanë qenë imagjinare.
“Disa janë premtime imagjinare, disa përtej realitetit, e kanë lëshuar dorën partitë në premtime. 10 mijë euro për cdo fëmijë të lindur, ku do i gjejë Kosova këto para? Fushata ka shkuar pa incidente” tha Linda Karadaku./ db/ Abcnews.al