Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova vendos sanksione ndaj 183 individëve dhe 26 entiteve të Bjellorusisë

schedule13:45 - 9 Shkurt, 2022

schedule 13:45 - 9 Shkurt, 2022

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimit për zbatimin e sanksioneve të vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian ndaj 183 personave dhe 26 entiteve të Bjellorusisë, që janë të lidhura me regjimin e presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, këto sanksione kanë të bëjnë me ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës, ndalimin e udhëtimit dhe ndalimi për individët dhe entitetet në Republikën e Kosovës që të vënë fonde në mënyrë direkte apo indirekte për individët dhe entitetet e sanksionuara.

“Ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe vendimi për zbatimin e sanksioneve të vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian ndaj 183 individëve dhe 26 entiteteve të Bjellorusisë që janë të lidhura me regjimin e presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. Sanksionet konsistojnë në ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës; ndalimin e udhëtimit për individët e sanksionuar; dhe ndalimi për individët dhe entitetet në Republikën e Kosovës që të vënë fonde në mënyrë direkte apo indirekte për individët dhe entitetet e sanksionuara”, thuhet në njoftim./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!